Brügmann bluEvolution: 82

Sistem i dyerve

Si fillim në hyrje në shtëpinë e një personi, dera e hyrjes të lë përshtypjen e parë të rëndësishme për stilin personal të dikujt, karakterin dhe shijen. Ky informacion u jep ndërtuesve dhe projektuesve sfida të reja çdo ditë. Si diçka funksionale, por mbi të gjitha si element dekorativ dhe për këtë arsye shumë personale i një shtëpie, dera e hyrjes duhet të plotësojë kërkesat strikte në të dy aspektet si të funksionit dhe dizajnit. Ajo duhet të jetë në gjendje të përballoj përplasjet e paqëllimshme si dhe ndikimet e motit ekstrem, stabilitet të lartë, izolim optimal termik, ulje të shkëlqyer të zërit, dhe mbrojtje nga vjedhja, një jetë e gjatë e shërbimit dhe të projektimit të sofistikuar janë kriteret kryesore, të cilat sistemi i dyerve të hyrjes Brügmann bluEvolution 82 më shumë se e përmbush këtë.

Brügmann bluEvolution: 82 AD

Dizajni i sofistikuar i profilit me dy nivele të gominës (diktun-it) (mbajtësit të gomës) kombinon vetitë optimale të izolimit termik me përsosmëri teknike, e projektuar me zemërgjerësi qelqi me zbritje lejon plotësim të trashësisë deri në 52 mm. Me përforcimin e saj të çelikut, Brügmann bluEvolution 82 AD garanton stabilitet afatgjatë dhe siguri funksionale. Dizajni dy pjesësh i pragut të derës (PVC dhe aluminit kompozit) garanton ndarjen optimale termike. Përveç kësaj, pragu është veçanërisht i përshtatshëm për kalimin pa pengesa e dyerve të hyrjes, dyer anësore të hyrjes dhe dyer të vetme apo me shiritë-dyfishtë për oborre. Në sajë të këtyre tipareve, bluEvolution 82 AD është gjithashtu një aset afatgjatë për shtëpi të dizajnuara për të përmbushur kërkesat e të moshuarve dhe për personat me nevoja të veçanta.

Specifikacioni


  • Izolimi termik: Uw = 0.81 W/(m²K)
  • Rezistenca ndaj vjedhjeve: niveli 2

Video 360°

Brügmann bluEvolution: 82 MD

Me tri nivelet e saj të gominës (diktun-it) (mbajtësit të gomës qendrore), sistemi Brügmann bluEvolution 82 MD i dyerve të hyrjes paraqet një përmirësim të mëtejshëm të performancës termike dhe akustike. Teknologjia e saj e gominës është jetike për qëndrueshmëri, mbrojtje nga moti gjatë gjithë vitit dhe izolimi termik. Përforcimi i mjaftueshem i çelikut në korniza do t'ju ofrojë mbrojtje të bësueshme kundër mysafirëve të pa dëshiruar. Ulja e kornizës është projektuar për të plotësuar trashësi deri në 52 mm. Një kombinim i PVC dhe përzierjes prej alumini në pragun e derës siguron stabilitet të shkëlqyer termik. Përveç kësaj, pragu është veçanërisht i përshtatshëm për kalimin pa pengesa të dyerve të hyrjes - duke përfshirë edhe ato të projektuara për karroca dhe për përdorim në anësore të dyerve të hyrjes dhe dyerve të vetme apo me shiritë-dyfishtë për oborre.

Specifikacioni


  • Izolimi termik: Uw = 0.81 W/(m²K)
  • Rezistenca ndaj vjedhjeve: niveli 2

Video 360°

Brügmann bluEvolution: 82 ALU

Për të përmirësuar pamjen vizuale të serive të dritareve Brügmann bluEvolution 82, Salamander ofron një cilësi të lartë të zgjedhjes së veshjes me pamje alumini. Ngjyrat nuk janë problem pasi që cdo ngjyrë është e mundur gjithashtu edhe materiali i veshjes. Veshja me alumin është zhvilluar posaçërisht për sistemin e Brügmann bluEvolution 82.

Thjeshtë dhe racional patenti kapës siguronë një lidhje të shpejtë dhe të saktë, së bashku me nivelet më të larta të cilësisë - pa asnjë lidhje shtesë.

Specifikacioni


  • Vendet e aplikimit: Dritare anësore dhe të varura, pjerrëta dhe të lakuara, dyer sekondare të hyrjes

Brügmann bluEvolution: 82 Alu

Produkte tjera: